Grabitje në qytetin e Pogradecit.

Siç mëson Ora News, një shtetas minoren ka mundur të grabisë në një prej pikave të Vodafone në këtë qytet një aparat celular e më pas është larguar.

Ka kërkuar fillimisht lekët  e xhiros por duke hasur rezistencën e punonjësve ka marrë një celular dhe më pas është larguar

Ndërkohë, mësohet se kamerat e sigurisë brenda dyqanit kanë patur një defekt ndaj dhe nuk është filmuar momenti i grabitjes.

Policia është vënë në ndjekje të autorit por pa mundur ta ndalojë ende.