Grabitet lepuri më i madh në botë, pronarja jep £1,000 shpërblim për kthimin

Grabitet lepuri më i madh në botë, pronarja jep £1,000

Një lepur,  i shpallur më i madhi në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Worcestershire, ka thënë policia.

Policia e West Mercia beson se lepuri gjigant kontinental i gjatë 129 cm, i quajtur Darius, u mor nga kopshti  brenda natës, të shtunën më 10 prill.

Lepuri hyri në  Rekordin Botëror Guinness në 2010 si më i madhi në llojon e tij.

Pronari e tij , Annette Edwards, ka ofruar një shpërblim prej 1,000 £ për kthimin e tij, duke thënë se ishte një "ditë shumë e trishtuar".

Edwards kërkoi në Twitter për ata që morën Dariusin që "ju lutemi ta ktheni përsëri", duke thënë se ai ishte shumë i moshuar për t'u shumuar tani.

Një zëdhënës i policisë West Mercia tha: “Ne po bëjmë thirrje për informacion pas vjedhjes së një lepuri fitues të çmimeve nga shtëpia e tij në Stoulton, Worcestershire."

"Besohet se lepuri gjigant kontinental u vodh nga kopshti i shtëpisë së pronares së tij  brenda natës të shtunën më 10 prill."

Policia ka  kërkuar nga të gjithë që kanë informacione të kontaktojnë me rajonin policor, raporton The Guardian.

EMISIONET