Avokati, Altin Goxhaj, thotë se reforma në drejtësi, e shumëpritur nga qytetarët shqiptarët, nuk është asgjë tjetër veçse një kamzhik i pushtetit për të vendosur diktaturën.

Edhe SPAK, sipas Goxhaj, është një kamzhik i fortë i diktaturës i cili përdoret për të goditur fort armikun e diktaturës jo armikun e demokracisë.

Goxhaj: SPAK nuk përdoret për të trajtuar problemet e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, SPAK është banda e armatosur me maska e qeverisë për të sulmuar armiqtë e saj. SPAK është bërë për të mbajtur diktaturën në këmbë.