Goxhaj: Procedura ndaj Rtv Ora dhe Ora News antiligjore, do prapësohet. Po shtetëzohet prona private si në '45

Goxhaj: Procedura ndaj Rtv Ora dhe Ora News antiligjore, do prapësohet. Po

Pamjet e një dite më parë të efektivëve të RENEA-s me maska dhe të armatosur te Rtv Ora dhe Ora News morën dhenë dhe avokati Altin Goxhaj nuk kursen ironinë.

Altin Goxhaj: Kur erdha këtu mendova se do të gjej ushtarët me armë automatik, me tankse, kisha varur kartën e avokatit në qafë, por fatmirësisht paskëshin ikur.

Por ndërsa policia u tërhoq, pushteti ka lënë në institucion mediatik dorën e zgjatur të tij.

Duke e cilësuar një "Begeti 2",  Goxhaj ka bindjen që gjithë kjo paligjshmëri do të prapësohet.

Altin Goxhaj: Kanë lënë vetëm administratorin e tyre, dorën e pushtetit ta shtetëzojë pronën private njësoj si në vitin 1946. Kjo situatë është e pritshme por njerëzit mendojnë se gjërat nuk janë kaq keq dhe prandaj habiten kur shohin ngjarje si kjo. Unë nuk habitem fare, i quaj normale. Ja kam thënë Sonila Meços këtë gjë në shkurt, që do t'jua mbyllin televizionin. Ja kam thënë edhe para 5 vitesh kur i ndodhi me Begetin. Kjo që ndodhi dje është vetëm Begeti 2, pagesat që duhet ti bëjnë shqiptarët pronarit të televizioneve nesër si dëmshpërblim për këtë veprimtari të paligjshme. Ajo që ka ndodhur dje është e gjitha antiligjore dhe do të prapësohet.

Si jurist, Goxhaj thotë për Rtv Ora se e gjithë procedura e ndjekur nga SPAK është antiligjore.

Altin Goxhaj: E gjitha paketa e ardhjes dje ligjore që këta kanë përgatitur, që sjellin ushtarë të armatosur në një televizion është antikushtetuese. Kjo Gjykatë Kushtetuese, pavërësisht se e kapur, kur të ngrihet e ka të pamundur të bëjë të ligjshëm një legjislacion antikushtetues. Ajo që ka ndodhur dje është xhepi jonë, do ta paguajmë ne nesër.

Praninë e RENEA-s e sheh si veprim normal të një shteti që ka nisur instalimin e diktaturës.

Altin Goxhaj: RENEA është vetëm për raste kur ka pritshmëri që në vendin që do të shkojnë ka rrezik të ketë shkëmbim zjarri. Pse kanë ardhur dje me automatik? Pse kanë shkuar te Teatri me automatik? Këto janë veprime normale të instalimit të diktaturës. Nëse shkon me automatik te teatri dhe media, pse të mos shkojë me automatik te shtëpitë e qytetarëve?Është standardi.

Pasojat ja ka vuajtur edhe vetë në kurriz.

Altin Goxhaj: Kam një dokument këtu, një vendim që shteti më ka vënë 50 milion lekë gjobë se kam dalë të protestoj. Është gjoba më e madhe e 30 viteve të fundit. Kur i vendosin gjobë një personi që proteston, mesazhi është që të mos protestojnë.

Avokati Goxhaj thotë se Shqipëria është në axhendë për tu falimentuar dhe  një nga fazat më të rëndësishme është kontrolli i medias.

Axhenda nuk lejon të ketë mendim alternativ, përfundon Goxhaj.

Vendi Lajme altin goxhaj Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET