Avokati, Altin Goxhaj, thotë se ata që e kanë parë të shkëputur Erion Veliaj nga kryeministri Edi Rama e kanë gabim.

I ftuar në Rtv Ora, duke komentuar gjyqin e Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi, Goxhaj thotë se procesi gjyqësor ishte maja e ajsbergut pasi Ora News duke u marrë me të po zbërthente  aferën mialiarda eurosh të pastrimit të parave përmes lejeve të ndërtimit.

Goxhaj: E njoh mirë Erion Veliaj dhe atë që përfaqëson.Gabimi që është bërë është fakti se Erion Veliaj është i shkëputur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është një trim i madh që guxon të përballet me median e lirë. Erion Veliaj është pjesë e ciklit, pjesë e axhendës dhe gjyqi me Erion Veliaj është vetëm maja e ajsbergut. Në thelb, Ora News duke u marrë me Erion Veliaj po zbërthente çdo ditë pjesën poshtë ajsbergut. Poshtë ajsbergut është një aferë prej disa miliardë dollarë që ka të bëjë me atë që quhet pastrimi i parave të pista përmes lejeve të ndërtimit. Kjo është një qeveri kriminale, mafioze. Njerëzit largohen nga Shqipëria, këta shtojnë hapësirat e ndërtimit.