Gold AG, reperi i njohur kosovar i cili shpesh bëhet pjesë e debateve që përfshijnë shumë njerëz, por nga ana tjetër sigurisht që ka shumë hite muzikore, verën që sapo lamë pas zbuloi krej papritur foto nga dasma me bashkëshorten Ermira Shkodra, të cilët nuk kanë shumë që janë martuar.

Pas këtyre fotove, të cilat duket se Gold AG i ruante me shumë fanatizëm, vijoi me të tjera foto e së fundmi, duket se çifti do të gëzohet me një bebe.

Në një foto që Ermira ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, një mikeshë ia nxorri lajmin zbuluar:

“Një nënë e ardhshme mahnitëse”, shkruan ne komente mikesha e Ermires. Epo, urime!