GOLAT/ Franca i merr kreun Portugalisë, Gjermania nuk ndalet, Spanja ngec me Zvicrën

Francës i ka mjaftuar një gol i Kante në minutën e 54-rt të takimit për ti marrë Portugalisë së Cristiano Ronaldos edhe tre pikët e rradhës dhe kreun e grupit në Nations League.

Gjermania fitoi 3-1 teksa përmbysi shumë shpejt avantazhin e përkohshëm të Ukrianës.

Fillimisht në minutën e 23’ ishte Leroy Sane i cili vendosi barazpeshën, kurse 10 minuta më pas Timo Werner kalon në avantazh vendasit.

Golin e tretë dhe të sigurisë për gjermanët e shënoi sërish Werner në minutën e 64.

Suedia mposhti Kroacinë me rezultatin 2-1, ndërsa Zvicra dhe Spanja u ndanë në barazim 1-1.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme në Nations League

Sport Lajme Futboll franca spanja gjermania portugalia nations league ndeshjet

EMISIONET