Gol “fantazmë” ndaj Serbisë, shfryn Ronaldo

Gol “fantazmë” ndaj Serbisë, shfryn Ronaldo

Mbrëmja e djeshme dhuroi jo pak surpriza në eliminatoret e Botërorit, si humbja e Norvegjise me Turqinë por vëmendjen e mori Beogradi. Përballja përfundoi 2-2 por me kritika të forta për në gol fantazmë në fund të ndeshjes nga Cristiano Ronaldo.

Në mungesë të teknologjisë, askush nga trupa arbitrale nuk arriti të shikonte që topi kaloi plotesisht vijën fatale, teksa mbrojtësi serb e largoi dhe goli nuk u quajt. Kjo solli dhe reagim të ashpër Rë ronaldos, me këtë te fundit që hodhi dhe shiritin e kapitenit në nerva e sipër. Menjëherë pas ndeshjes Ronaldo hodhi akuza të forta ne rrjetet sociale për golin shumë të rregullt të mohuar.

"Të jesh kapiten i një kombëtareje si Portugalia, është një ngaa privilegjet më të mëdha, krenari e jetës, dhe do të jap gjihmonë gjithcka për vendin tim. Ka momente të vështira për t’u menaxhuar, në vecanti kur ke ndjesinë se një komb i tërë është vjedhur. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë, do të mbajmë kokën lart, Forca Portugalia”, mbylli mesazhin sulmuesi juventin.

Ndërkohë për t’u vlerësuar është fakti që arbitri holandez, Danny Makkelie I ka kërkuar ndjesë trajnerit portugez, Santos pas konstatimit të gabimit që ka bërë në mos dhënien e golit për ekipin mik në Beograd.

https://twitter.com/i/status/1375925709726748674

Sport Lajme ronaldo Futboll portugalia Eliminatoret e Boterorit gol fantazme

EMISIONET