Ylli i Liverpool Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Egjiptiane e Futbollit. Organi drejtues tha se tamponi i kryer nga 28-vjeçari rezultoi pozitiv, por nuk vuante nga asnjë simptomë.

Ky lajm është një tjetër pengesë për Jürgen Klopp i cili tashmë këtë sezon ka humbur Virgil van Dijk dhe Joe Gomez për dëmtime serioze në gju. Thiago dhe Sadio Mané gjithashtu është dashur të izolohen për shkak të infektimit me Covid-19. -shkruan The Guardian.