Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili akuzohet për plagosjen e një të riu një ditë më parë.

Sipas uniformave blu i arrestuari është shtetasi Kristian Hila 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë  pas një konflikti të momentin që ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

20 vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”