Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht gjatë orës së Fiskulturës në shkollën “Vittorio Emanuele Orlando” në Palermo të Italisë.

Sipas hetimeve paraprake, e mitura po kryente një ushtrim mësimor, teksa i ka rrëshqitur këmba dhe ka goditur fatalisht kokën.

Mësuesit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, por pa asnjë rezultat.

Karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë, ndërkohë që institucioni shkollor ka shprehur ngushëllime për familjarët.