Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur në një lokal në Kavajë, ngjarje e cila u bë publike pas publikimit të videos së kamerave të sigurisë në rrjetet soeciale.

Rizan Aliu, ishte shpallur në kërkim pasi dhunoi barbarisht dhe qëlloi me thikë një të moshuar në një lokal në qytetin e Kavajës.

45-vjeçari është ndaluar në plazhin e Durrësit gjatë një operacioni mbrëmjen e të hënës, 21 shtator, pasi u identifikua nga pamjet filmike duke dhunuar Besnik Çelmetën.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator brenda ambienteve të një lokali në orën 19:46 minuta.

I moshuari Besnik Çelmeta pësoi fraktura të shumta në kokë, fytyrë dhe në gjymtyrë, por fatmirësisht aktualisht është jashtë rreziku për jetën dhe ka dalë nga spitali i Kavajës.

Aliu ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin dhe pastaj është larguar i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë me thikën me gjak që e mbante në duar.

Siç duket dhe nga këto pamje Aliu hyn në ambientet e një lokali dhe fillon e gjuan barbarisht Çelmetën. Klientët e rastësishëm që ndodheshin aty kanë ndërhyrë për t’i ndarë, por kur kanë parë thikën me të cilën Aliu ka nisur të qëllojë të moshuarin janë larguar.

Sipas policisë Aliu gjatë dhunës së shkaktuar ndaj Celmetës, ka dhunuar dhe një shtetas tjetër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dhe i dëmtuari mësohet se janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa konfliktet mes tyre ishin të shpeshta e shkak ishin bërë ankesat e të moshuarit se Aliu i hidhte plehra e mbeturina në rrugë, duke kutërbuar gjithçka në ballkonin e tij në kat të parë.

Sipas burimeve thirrjet kanë qenë të shpeshta ndaj Rizan Aliut, për të ndryshuar sjellje, madje mësohet se ditën e ngjarjes, Çelmeta i ka shkuar edhe në lokal për t’i kërkuar të tregohet i kujdesshëm me mbeturinat por edhe me punimet që po kryente në vilën e tij. Por në vend të reflektimit, fqinji i është përgjigjur me dhunë.

Lexo edhe: