Goditet grupi kriminal, sekuestrohen 28 ton kokainë me vlerë 1.4 miliard euro

Goditet grupi kriminal, sekuestrohen 28 ton kokainë me vlerë 1.4

Policia në Belgjikë thotë se kanë kapur rreth 28 tonë kokainë me një vlerë prej 1.4 miliard eurosh, pasi kanë fituar akses në një rrjet telefonik të koduar të përdorur nga kriminelët.

Për gjashtë javë, që nga data 20 shkurt policia kapi 27.64 tonë kokainë në portin e Antwerpen, duke përfshirë një dërgesë rekord prej gati 11 tonë brenda natës nga 2-3 prilli, tha Policia Federale Belge në një deklaratë të hënën më 5 prill.

Oficerët e specializuar të policisë fituan informacionin mbi dërgesat e kokainës përmes shërbimit të koduar Sky ECC të mesazheve.

"Këto të dhëna sigurojnë elemente në dosjet aktuale, por gjithashtu hapën vepra të reja penale. Kontrabanda ndërkombëtare e grupeve të kokainës luan një rol të rëndësishëm në raportet e përgjuara," thuhej në deklaratë.

Policia tha se hetimet vazhdojnë.

Kjo nuk është hera e parë që agjencitë e zbatimit të ligjit depërtojnë në një platformë të koduar të përdorur nga kriminelët.

Vitin e kaluar, agjencitë në Francë dhe Holandë u infiltruan në një platformë të quajtur EncroChat dhe ndanë të dhënat përmes Europol, duke lejuar policinë të monitoronte komunikimet private - përfshirë fotografitë dhe miliona mesazhe - të kriminelëve.

EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve të menjëhershme të telefonisë celulare, ishte një "treg kriminal" i përdorur nga 60,000 njerëz në të gjithë botën për koordinimin e shpërndarjes së mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplotimin për të vrarë rivalët, sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Krimit (NCA) të MB, raporton CNN.

Bota Lajme kokaine belgjike

EMISIONET