Një 56-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia në kushtet e flagrancës për dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në Bathore.

Policia thotë se  gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.