Mund të quhet një ditë për t’u harruar për peshëngritjen kuqezi në Europianin që po zhvillohet në Moskë dhe ku sot ishte dita e garimit për peshat deri në 81 kg. Fillimisht ishte Erkand Qerimaj në Baterinë B i cili ngriti me sukses në shkëputje, 150kg, më pas 154 kg dhe në fund 156kg duke I renditur I dyti ndërsa në shtytje arriti vetëm 180 kg dhe në përfundim u rendit i 4 në dygarësh me 336 kg në total.

Në mbrëmje në Baterinë A, që të jep dhe mundësinë e medaljes, ishte Daniel Godelli që nisi garimin në shkëputje dhe dhe tentoi 151 kg por dështoi e gjithashtu edhe në proven e dytë po me të njëjtën peshë nuk pati sukses. Në këtë tentative duket se peshëngritësi shqiptar pësoi një dëmtim dhe nuk u paraqit në proven e tretë çka e skualifikoi më pas për në stilin e shtytjes.

Një ditë më parë Briken Calja i dha 2 medalje Shqipërisë, një i dha edhe Evangjeli Veli ndërsa sot asnjë prej sportistëve shqiptarë nuk pati sukses.