Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se 25 prilli nuk është zgjedhje në mënyrën proceduriale, por është një dyndje e madhe si një protestë

Goci: 25 prilli për mua nuk janë zgjedhje në mënyrën proceduriale, por është një dyndje e madhe si një protestë për të thënë se jemi këtu. Për mua nuk janë zgjedhje. Sigurisht që nuk mbaron Shqipëria me 25 prill, por është një mundësi që duhet kapur.

Kam disa miqtë të mi me të cilët po mundohemi që të bëjmë një fushatë për të votuar, për të votuar duke e kuptuar si një akt politik. Me kanë shkruar njerëz që e di se nuk votojnë, që do të votojnë sepse është kthyer situata.   

Duket krijuar një frymë që të gjithë ta përqafojnë, pastaj populli t’ia japë kujtdo votën. Vetëm kështu do të hiqen këta marifetçinjtë.