Gjyshërit të bëjnë një hap pas, lini mamatë të rrisin fëmijët e tyre

Gjyshërit të bëjnë një hap pas, lini mamatë

Të gjithë e dimë marrëdhënien e veçantë që gjyshërit krijojnë me nipërit dhe mbesat e tyre.  Përpos të mirave që sjell lidhja me gjyshërit sipas mjekes pediatre Lira Gjika  ka dhe anën e saj negative. E ftuar mëngjesin në emisionin  "Ditë e Re" në Rtv Ora, Gjika u shpreh se edhe pse gjyshërit janë të dashur dhe të mirë eshte e domosdoshme që ata të tërhiqen. Gjyshi dhe gjyshja duhet të rrinë në vendin e tyre dhe të lenë prindërit të rrisin fëmijët.

"Kjo është gjëja më e keqe që ne bëjmë, prandaj jemi gjysëm pa edukatë.  Ajo që ne kemi problem është se gjyshja thotë se unë e kam mjaltin e mjaltit, kjo shprehje që mirë është të hiqet nga fjalori se ngatëron shumë gjëra është shprehje jo e saktë.  Gjyshet vërtet janë të mira dhe të domosdoshme , në raport më fëmijën janë gjithmonë më të qeta dhe më të duruara ndërsa raporti me nënën gjithmonë duhet fuqizuar. Është një konflikt i cili akoma nuk është zgjidhur te ne që nëna është e para  dhe fëmija e do gjyshen. E para fëmija nuk di të dojë po mëson të dojë , fëmija i ka sytën nga nëna dhe babai po  ndërhynë këta të tjerët dhe të jenë pozitivë fuqizojnë lidhjen nënë fëmijë.  Është e domosdoshme që të fuqizohet kjo lidhje pasi aty ndërtohet besimi dhe siguria.  Gjyshi dhe gjyshërit duhet të dinë vendin e tyre, të ruajnë rradhën dhe të len prindërit të rrisin fëmijët"- thotë  mjekja pediatre.

Lifestyle Lajme Këshilla prinderit marredhenia gjysherit nipi mbesa

EMISIONET