Gjyqtarët me Covid, shtyhen seancat në GJKKO, kërkohet tamponim i gjithë stafit

Gjyqtarët me Covid, shtyhen seancat në GJKKO, kërkohet tamponim i

Infektimi i 3 gjyqtarëve ka shtyrë seancat në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ditën e sotme nuk është bërë asnjë proces, pasi gjyqtarët që janë qenë në trupat gjykuese ose janë të konfirmuar me Covid, ose janë në pritje të përgjigjeve.

ISHSH po merr tampone edhe në pjesën e administratës që kanë pasur kontakte me personat që kanë rezultuar me Covid.

Pritet një pezullim dy javor i punës por fakti se në gusht fillojnë dhe lejet vjetore të gjyqtarëve, me shumë gjasa pritet që proceset të rifillojnë në shtator.

Në një reagim KLGJ thotë se po ndjek situatën me kujdes.

"Nëse do ketë përhapje më të gjerë, KLGJ do marrë masat në varësi të zhvillimeve të reja, për të mos cënuar aksesin e qytetarëve në drejtësi, por edhe për të mbrojtur shëndetin e personelit të gjykatës dhe të publikut".

Vendi koronavirus Kronike gjkko

EMISIONET