Gjylameti: Fushata në qarkun e Korçës është e qetë, ja përse duhet ta fitojë PS mandatin e tretë

Gjylameti: Fushata në qarkun e Korçës është e

Kandidatja për deputete në qarkun e Korçës, Blerina Gjylameti, ka folur në lidhje me fushatën elektorale në Korçë dhe ka treguar se përse duhet që Partia Socialiste duhet të marrë një mandat të tretë.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ajo ka thënë se janë bërë shumë investime, në infrastrukturë, në shkolla dhe qendra shëndetësore, duke shtuar më tej se nëse vijnë në pushtet do të krijohen të gjitha kushtet që të zhvillohet turizmi dhe ekonomia bujqësore.

Blerina Gjylameti: Fushata vijon me takime intensive në çdo lagje, si dhe në fshatra. Kemi ruajtur të gjitha rregullat e Covid-19. Ka një klimë relativisht të qetë. Kemi një mbështetje maksimale për PS, kemi kthyer  besimin me punë konkrete. Kemi mbështetje edhe nga Bashkia Pogradec me fonde nga qeveria shqiptare. Ka një transformim rrënjësor të qytetit dhe infrsastrukturës rrugore. Ka investime edhe në energji dhe ujësjellës. 6 Ujësjellësa kanë nisur punën. Ka investime edhe në qendrat shëndetësore dhe në shkolla.

Është bërë shumë me ekonominë lokale, ka një rritje të qenësishme, të gjitha politikat lehtësuese fiskale kanë ndikuar në ekonomi për të kuptuar se është bërë mjaftueshëm në këto tetë vite për të kërkuar një mandat të tretë. Korça ka krijuar të gjitha parakushtet për turizëm. Kemi disa projekte të rëndësishme që duhet të vijojnë që të kemi një sezon turistik veror po duke kaluar edhe në atë që është edhe turizmi dimëror. Pogradeci është një nga zonat më të rralla në Shqipëri, ku një nga projektet është rruga Qukës- Qafë-plloq që ka marrë rrugëzgjigje.

Në parlamentin e ardhshëm do të kalohet marrëveshja për financim dhe do të përfundojë. Besoj që do përfundoj para dy viteve. Ajo lidh të gjithë pjesën e Mokrës me tregun e Korçës. Kemi tre projekte të rëndësishme rrugore që lidhin komplet Malësinë, duke nisur nga rruga e Bishnicës, e Shën Marenës dhe rruga e Niçes që do të lidhin Malësinë me qytetin.

Do të krijohen të gjitha kushtet që të zhvillohet turizmi dhe pjesa e ekonomisë bujqësore. Në momentet që do të zhvillohet infrastruktura e duhur do të zhvillohet ekonomia lokale turizmi dhe banorët do të krijojnë vetëpunësim. Unë jam e bindur për një element, se qytetarët  do votojnë Partinë Socialiste. Në fokusin tim është mbështetja e të rnjëve dhe të rejave, jo vetëm që të rikthehen por edhe për ata që kanë fokusin prefesional. Kjo do të bëjë të mundur që të rritet punësimi, do bëjmë të mundur atë që ka qenë një problematikë e madhe, kërkesave të tregut dhe ata që kërkojnë punë.

Intevistoi Besmira Pelushaj, përgatiti Anila Kolgjini

EMISIONET