Gjykata le në fuqi pezullimin nga detyra të Shkëmbit, avokati: Do ta apelojmë

Gjykata le në fuqi pezullimin nga detyra të Shkëmbit, avokati: Do

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të OFL, Artan Shkëmbi, të akuzuar për nxjerrje sekreti dhe korrupsion.

Ai do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Vete Shkëmbi ndryshe nga një ditë më parë zgjodhi të mospërballjen me mediat por  të hynte dhe te dilte në ambientet e gjykatës nga dera e Prokurorisë së Posacme.

Avokati i tij  Artan Broci  deklaroi  pas vendimit se ndaj Shkembit nuk ka asnjë prove ndërsa ai ka drejtuar mbi 170 operacione policore pa nxjerrë në asnjë rast sekretin.

Ka një karrierë rreth 20-vjeçare në Policinë e Shtetit. Ka drejtuar shumë operacione, 178, shume me të sofistikuara e më sekret se kjo. "Është i interesuar për të zbardhur ngjarjen sa më shpejtë", vijoi avokati i kreut të OFL.

Sipas avokatit, Shkëmbi nuk ka pasur telefon që akseson platformën “Encro Chat” e cila sipas hetimeve ishte vënë përgjim.

Shkëmbi është nën hetim nga SPAK për dy akuza të rënda.

Informacionet kanë ardhur nga  Gjermania të cilët ne 19 mars  kërkojnë nga autoritet shqiptare informacion për verifikim të pasurive per  persona të cilet jetonin ne Gjermani.

Mësohet se pergjigja autoriteteve shqiptare është kthyer ne 22 prill.
Gjatë kesaj periudhe autoritetet gjermane kanë zbuluar një komunikim mes shtetasve shqiptarë nëpërmjet një programi të jashtëligjëm "Enkrochat" në të cilën ishte fotografia me të dhena të progratim Deep See në të cilën kanë akses vetem organet hetimore te certifikuar.

Menjëherë janë kryer verifikime se kush ka kryer hetime për dy shtetasit dhe në dy raste ka rezultuar se hetime ka kryer zyrtari i Lartë i Policisë Shkembi.

Avokati deklaroi se do të apelohet vendimi.

Artan Shkëmbi, kreu i OFL, u pezullua pak ditë më parë nga detyra. Urdhri për pezullimin e tij mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Pezullimi vjen me vendim të GJKKO-së për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor.

https://youtu.be/N5sWsyps4xs

Vendi Lajme ofl Kronike artan shkembi pezullimi artan broci

EMISIONET