Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat  autorin e ekzekutimit të një 57 vjeçari disa ditë më parë. Bëhet fjalë për muzikantin Mihal Thimjo i cili vrau dy ditë më parë 57 vjeçarin Gëzim Saraçi . Avokati kërkoi një masë më të lehtë duke deklaruar se krimi është bërë në kushtet e rregullimit mendor . autori pranoi krimin fill pas arrestimit.

Mbetet ne burg Mihal Thimjo 33 vjecari nga fshati Dervician i cili tre dite me pare qëlloi për vdekje me mjete te forta 57 vjeçarin Gezim Saracin.

Seanca e masës se arrestit ka zgjatur 20 minuta dhe fillimisht prokurori Julijan Çafka ka lexuar argumentet e servirura nga grupi hetimor në fund të të cilës kërkoi masën burg pa afat për 33 vjeçarin.

Ndërsa avokati i te pandehurit Thimjo Piro Boboli kërkoi një mase me te lehte dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka reaguar ne kushtet e vetëmbrojtjes dhe nen efektet e çekuilibrimit mendor.

Por kjo nuk ka mjaftuar për gjykatësin Pëllumb Vehbiun i cili mbështeti prokurorin Çafka për masën arrest ne burg.

Avokati i të pandehurit, Piro Boboli kërkoi një masë më të lehtë dhe rrethana lehtësuese pasi klienti e ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën efektet e çekuilibrimit mendor.

33-vjeçari nga Derviçani, muzikant në dasma, u arrestua pak orë pas ngjarjes ndërsa shkak i kësaj vrasje ishte bërë  një sherr i çastit ku Thimjo e goditi  viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Sherri kishte nisur verbal, kur Thimjo i ka thënë se “ne nga Dervicani jemi të zotët për të fituar lekë me djersë dhe nuk kemi vjedhur si ju” çka ka sjelle dhe reagimin e parë të viktimës. që pretendohet se e ka goditur fillimisht ai muzikantit me një mjet metalik.