Gjykata Kushtetuese funksionale, Soreca: Një arritje e konsiderueshme për qytetarët shqiptarë dhe reformën në drejtësi

Përparim Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe amabsadori i BE në Tiranë Luigi Soreca përmes një reagimi në Twitter.

Sipas Sorecas, kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët shqiptarë dhe reformën në drejtësi, raporton Ora News.

“Sot Z. Përparim Kalo u betua përpara Presidentit Ilir Meta si anëtari I 6-të I Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë dhe I urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi gjykata tani është plotësisht funksionale. Një arritje e konsiderueshme për qytetarët e Shqipërisë dhe reformën në drejtësi”, shkruan ambasada e BE në Tiranë në Twitter.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit gjykata kushtetuese luigi soreca Aktualitet perparim kalo

EMISIONET