Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vjet burg, vrasësin e administratorit të njësisë Kotë në Selenicë, ngjarje e vitit 2018. Krimi ndodhi pas debatit për çështje politike.

18 vjet burg dha Gjykata e Vlorës për Admir Delaj, autorin e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hado, ngjarje e nëntorit 2018.

Krimi ndodhi në lokalin e fshatit.

Dy burrat ata po konsumonin alkool njëri me tjetrin, u përfshinë në një debat për çështje politike që përfundoi në ofendime personale.

Në gjendje të pirë, Admir Delaj mori në makinë çiften me leje dhe qëlloi ndaj 65 vjeçarit Hado, duke e lënë të vdekur në vend.

Ai u largua fillimisht nga vendngjarja, por u kap shpejt nga policia.

Në seancën e masës së sigurisë pak ditë pas ngjarjes, ai shfaqi pendesë dhe konfirmoi dinamikën e sherrit që përfundoi me vrasje.

Gjyqtarja Herila Çela pas një procesi gati dy vjeçar, pranoi kërkesën e prokurorit Arjan Xheferllari, duke e dënuar 45 vjeçarin për akuzën e vrasjes me dashje.

Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Lexo edhe: Zbardhet motivi i vrasjes së administratorit, viktima dhe autori ishin bashkë në lokal

Hyn me çifte në lokal dhe ekzekuton administratorin e njësisë Kotë në Selenicë