Gjykata e Lartë zhbllokohet pas 3 vitesh

Gjykata e Lartë zhbllokohet pas 3 vitesh

Gjykata e Lartë rrezikon të mbetet e bllokuar edhe për 2-3 vitet e ardhshme nëse organika e saj nuk plotësohet me gjyqtarë të rinj.

Zv kryetari Sokol Sadushi në një intervistë për shërbimin shqip të Deutche Welle ka thënë se në pritje janë 36 mijë dosje të grumbulluara ndërkohë që institucioni ka vetëm një trupë me 3 gjyqtarë.

Sokol Sadushi: "Kemi një fluks të madh çështjesh që duhen hequr, kemi një numër të pakët gjyqtarësh dhe kushdo që sjell tani një çështje për gjykim në Gjykatën e Lartë është i detyruar të të presë sa t'i vijë rradha, ndërkohë që duhen respektuar afatet ligjore për gjykimin e çështjeve të reja. Kjo situatë do të vazhdojë në Gjykatën e Lartë edhe për 2- 3 vjet të tjera deri sa të normalizohet. Kjo pasi edhe gjyqtarët e rinj që do vijnë, do të duan kohën e tyre që të evadojnë çështjet."

Trupa me tre anëtarët aktualë të gjykatës, ka përcaktuar një metodologji për përzgjedhjen e çështjeve që do të shqyrtohen të parat pasi dosjet presin pre 8 ose 9 vitësh.

Sokol Sadushi: Është një mal me dosje që nga 2012 që presin për t'u gjykuar. Ka një numër të konsiderueshëm vendimesh të formës së prerë të pezulluara që në vitin 2013; vendime të prishura e të kthyera për rigjykim nga Gjykatat e Apelit; numër të lartë ankimesh të veçanta apo çështje të mbetura pezull prej vitesh, për shkak mosmarrëveshjesh të kompetencës mes gjykatash apo konfliktesh juridiksionale. Metodologjia ka në bazë dy parime: atë kronologjik dhe prioritar

Sipas nënkryetarit sokol Sadushi brenda 8 muajve, janë shqyrtuar 2 mijë dosje  ku bëjnë pjesë çështje civile, penale dhe administrative, por shumica janë të fushës administrative, rreth 800, 600 janë çështje civile dhe 400 penale.

Të parat që janë trajtuar kanë qenë çështjet me rrezik për afatet proceduriale.

Vendi Lajme Kronike gjykata e larte sokol sadushi

EMISIONET