Gjykata e Korçës ka shfuqizuar një masë disiplinore në Burg ndaj Myrteza  Çaushit, ish kreut të bandës së Vlorës,  i dënuar me burgim të përjetshëm.

Masa e marrë më 03.04.2020, sipas burimeve ishte për një konflikt në ambientet e burgut të Drenovës ku Çaushi po vuan dënimin.

Ankimimi në Gjykatë u paralajmërua nga avokati Artan Lena, më 17 korrik kur Zani Çaushi me një lëvizje të papritur u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, duke ndryshuar strategji!.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2020, dhe pretendon se sipas ligjit të kohës mund të përfitojë lirinë me kusht pas shlyerjes së pjesës më të madhe të dënimit.

Për këtë më 29 shtator, ish-kreu i bandës së Vlorës u rikthye në Gjykatën e Korçës me kërkesën për rillogaritjen e viteve të burgut, nga arrestimi deri më sot që qëndron në qeli.

Ai pretendon se ka bërë 31 vite burg, dhe jo 25 siç i njihen.

Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj.

Pas këtij vendimi, avokati ka paralajmëruar se mund ti drejtohet sërish gjykatës me kërkesën për liri me kusht.

Nësë kjo do të ndodhë, këtë herë ish-kreu i bandës së Çoles do të dalë para gjykatës me dosje të pastër, çka është kriter për të dalë nga qelia me kusht.