Vetëm katër zyrtarë lokale do të përballen me drejtësinë si pjesë e dosjes së bujshme 184 për shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2016 në Bashkinë e Dibrës.

4 vite pas publikimit të përgjimeve që zbuluan një skemë të kërcënimit dhe abuzimit me detyrën në funksion të sigurimit të votave për PS, Gjykata e Dibrës vulosi përfundimin e hetimit dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për të nisur gjykimin.

Robert Aga, ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë do të gjykohen për krime zgjedhore.

Në akuzë për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve ata rrezikojnë dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Me kërkesë prokurorisë dhe duke rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike, gjyqtari Xhevdet Lika  pushoi hetimin ndaj kryebashkiakut aktual të Dibrës, Dionis Imeraj dhe për shtetasit Imer Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi, Bekim Krashi.

Për përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike, vendimi ishte dështim për të dhënë drejtësi, ndaj paralajmëroi ankimim.

“Na vjen keq që një gjyqtare që është edhe magjistrat i ri, dështoi të japë drejtësi duke u bërë pjesë e sistemit të vjetër dhe të kalbur të drejtësisë. Është më kriminale se sa vetë vepra penale të kryera nga këta persona.”

Vendimin në sallë e pritën vetëm ish drejtori arsimit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, ish administrator i njësisë administrative Tomin, teksa kryebashkiaku i Dibrës, dhe personat e tjerë u përfaqësuan nga avokatët.

“Për shtetasin Dioni Imeraj nuk është kryer vepra penale.”

Dosja 184 ka kaluar 5 herë nga Tirana në Dibër, ndërsa PD kërkon që ajo të vuloset në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.