E ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ish deputetja dhe ish ministrja e LSI, Klajda Gjosha, ka komentuar fjalën e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS ku mbizotëronte emri i presidentit Ilir Metës, i Monika Kryemadhit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas Gjoshës, fjala e kryeministrit tregoi se LSI është një realitet politik dhe se arritjet e tij në 8 vetë qeverisje janë zero.

Klajda Gjosha: “E vetmja arritje e kryeministrit në këto 8 vite është faktori i rëndësishëm, LSI dhe krerët e saj. Më në fund e ka pranaur në këltë fjalim se LSI është një realitet politik i pashmangshëm, aq sa i merrte frymën kryeministrin teksa përmendte 60 herë ish kreun e saj, lideren aktuale dhe partisël ku unë bëj.

Është fatkeqësi që në 8 vite nuk ka asnjë arritje për të përmendur. Nëse unë do të isha kryeministre nëv endin e tij, me gjithë arritjet e mëdha që ai thotë dhe se i kërkon shqiptarëve një mandat të tretë, nuk do të më dilnin dy orë për të folur e për ti përmendur cilat janë këto suksese dhe pse duhet ta votojnë qytetarët shqiptarë sërish më datë 25 prill. Por mesa duket dhe fatkeqësisht, këto janë zero”.

Në fjalën e tij, Rama citoi plot 60 herë Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe LSI-në.

/a.r, OraNews