Gjoni: Trump e drejton Amerikën si showman, ka një mungesë njohurish dhe urrejtje për botën

I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se Trump ka arritur të thotë disa të vërteta hapur dhe nga ana tjetër është një personazh dhe një mjeshtër i showbizit.

Gjoni: Trump ka arritur të thotë disa të vërteta hapur. Nga ana tjetër është një personazh dhe një mjeshtër i showbizit. Ai e drejton politikën e SHBA-ve kështu. Establishmenti amerikan nuk është si ai i Ramës dhe Berishës, por një rrugëtim i gjatë me shekuj. Ai këtë e ka nxjerrë nga shinat.

Trump ka një mungesë njohurish dhe urrejtje për botën. Nuk e njeh Ballkanin. Ka një urrejtje për marrëdhënie e veçantë për Anglinë. Ka një urrejtje dhe dyshim për BE-në. Ky i ka hedhur të gjitha në erë. Ka bërë shumë të mira në Amerikë, por ka bërë një të keqe që i hedh të gjitha në kosh, duke hedhur poshtë tezën e përhapjes së demokracisë.

Për botën do të ishte një qetësim, zgjedhja e një plaku të vjetër dhe jo agresiv si Biden.

Bota Lajme SHBA trump ralf gjoni bota amerika njohuri

EMISIONET