Deputeti Ralf Gjoni, i cili nuk e gjeti veten në asnjë formacion për të garuar në 25 prill tregoi për “PolikOn” tratativat që ka pasur për të bashkuar të gjithë opozitën parlamentare në një listë të përbashkët.

Gjoni tha më tej se PS i bëri më pas atentatin sistemit me votat e disa opozitarëve që ai i quan lëpirësa dhe dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Gjonaj: Zonja Topalli, nuk kam asgjë, e respektoj që pati kurajon të krijojë një forcë të re dhe të garojë, bravo i qoftë dhe gjithë kolegët e tjerë të opozitës. Unë do të kisha preferuar dhe kam punuar gjatë vitit të kaluar që ti bindja si Murrizin, si Rudinën, Patozin, Andi Përmetin dhe disa të tjerë që të bashkoheshim të gjithë në një listë të përbashkët sepse bashkimi bën fuqinë. Mesa duket secili prej tyre donte të garonte i vetëm. Listat e mbyllura i detyrojnë shumicën prej nesh të mos kemi besim te njëri-tjetrin.

Këta që janë kryetarë partish sot dhe që do të garojnë me siglat e partive të tyre nuk kanë besim te të tjerët, në një marrëveshje xhentëllmenësh që nëse i treti në listë merr më shumë vota se i pari, del i treti dhe jo i pari. Sistemi nuk e mundëson këtë, ky ishte atentati që PS me disa lëpirësa nga opozita parlamentare që fatkeqësisht më është dashur ti kem afër atje dhe patjetër me shkeljen e syrit dhe dakordësinë totale të Lul Bashës dhe Monika Kryemadhit, de facto të Berishës dhe Metës, arritën të zhbënin ndryshimet kushtetuese të korrikut me ndryshimet e kodit zgjedhor në tetor dhe kjo e ka bërë të pamundur garimin.