E ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti Ralf gjoni u shpreh se Rama dhe Meta nuk janë titanë, por shqiptarë normalë.

Gjoni shtoi se ata do t’i bënin nder vendit sikur t’i linin pas lojën mes tyre dhe të fokusoheshin te e mira e vendit.

Gjoni: Nuk janë titanë, janë dy  djem shumë të thjeshtë. Janë dy shqiptarë normalë. Njëri me taban popull, që është Meta, tjetri çun Tirone që qeveris me batuta. Nuk besoj se është për të fituar njëri apo tjetri. Unë bej se ata mbajnë njëri-tjetrin gjallë. Ata do t’i bënin një nder shumë të madh vendin nëse do ta linin këto lojë pas. Kanë bërë për vendin edhe të mira edhe të këqija.

Unë besoj se kjo marrëdhënie komplekse do të vazhdojë, por është një marrëdhënie që mban peng zhvillimet politike në vend. Edhe thika pas shpine në vitin 2007 e Ramës duke shkuar me Saliun brenda 24 orëve dhe ndryshuan kushtetutën. Edhe në vitin 2009, Meta me 4 deputetë arriti të marrë ministri dhe një influencë të madhe shoqërore.