Në një internistë për RTV Ora, ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni u shpreh se mazhoranca po merr vendime autoritare, po aq sa janë bërë kur Shqipëria është gjendur në krizë politike.

Gjoni tha se historia ka treguar se PS është shndërruar në versionin më të keq të PD-së, aq sa po harrohen të këqijat e PD-së.

Gjoni: Mazhoranca po merr vendime autoritare, po aq sa janë bërë kur Shqipëria është gjendur në krizë politike. Për këtë gjë është shquar PD-ja në të shkuarën, por tashmë PS e ka tejkaluar këtë trend. Unë mendoj se mazhoranca nuk ka pikën e etikës dhe moralit që ta bëjë elektoratin gri që ta kthejë sytë kundrejt kësaj partie. Rasti ka treguar se PS është shndërruar në versionin më të keq të PD-së, aq sa po harrohen të këqijat e PD-së, pasi kaq të mëdha janë të këqijat që i ka bërë vendit.

Për gjonin, PD e ka kuptuar se nuk mund të rrijë jashtë kuvendit përjetë dhe see ka kuptuar se nuk funksionon më molotovi.

Gjoni: Opozita i ka mësuar leksionet e saj në mënyrën më të keqe të mundshme. PD e ka kuptuar se nuk mund të rrijë jashtë kuvendit përjetë. Unë e përshëndes mënyrën se si po vepron PD-ja, pasi e ka kuptuar se nuk funksionon më molotovi. Tani janë qetësuar dhe kanë marrë një tjetër profil. Ndërsa heshtjet në lidhje me kodin zgjedhor, nuhatet një marrëveshje e heshtur për ne gazetarët. Ne nuk kemi në politikë një bashkëpunim për të mirën e Shqipërisë, por bashkëpunim për interesat private ka. Opozita në vendin tonë është bërë shumë më pragmatiste, duke sjellë një fytyrë të re. Çuditen njerëzit pse nuk sulmohet kodi zgjedhor, duke e luajtur rolin në një nivel tjetër. Nuk e shikoj negativisht këtë, por si një leksion të nxënë mirë prej saj.

Ajo shtoi se PS është në vitin e shtatë dhe nuk mund ta gënjejë më vendin. Ndërsa për PD-në, mendoj se nuk e ka fuqinë për të bërë premtime shumë të mëdha.

Gjoni: PS është në vitin e shtatë dhe nuk mund ta gënjejë më vendin. Ndërsa për PD-në, mendoj se nuk e ka fuqinë për të bërë premtime shumë të mëdha pasi Shqipëria nuk e ka këtë tokë fertile për të thithur eksporte apo investime. Ne kemi mundësi shumë të kufizuar në këtë aspekt për ekonominë. Sigurisht ne kemi mundësi që të mos i shpërdorojmë buxhetin, borxhin e brendshëm dhe si t’i përdorim sa më mirë taksat.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A.Kurti