Gjoni kërkon përjashtimin e Bozos nga listat e PS, përse e ftoi Murrizi Fatmir Xhafën

Gjoni kërkon përjashtimin e Bozos nga listat e PS, përse e ftoi

Edhe pse kësaj legjislature po i vjen fundit, sërish nuk kanë munguar debatet në seancë plenare.

Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar që inxhinierja Luljeta Bozo të japë dorëheqjen nga lista e PS-së, pas deklaratave të saj se “komunizmi ka pasur më shumë gjëra të mira”.

“Ervin Bushati ta detyrojë që të kërkojë falje Luljeta Bozo dhe të hiqet nga lista e kandidatëve për ato dhjetëra të viktima të komunizmit”, u shpreh ndër të tjera ai.

Lexo edhe: Pse dalldise në pleqëri Luljetë?!

Më tej, Gjoni u përfshi në një debat të ashpër me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky i fundit e kritikoi se në fjalimin e tij nuk tha asgjë për rendin e ditës dhe nuk i dha më fjalën. Kjo shkaktoi edhe reagimin e Gjonit i cili nuk lëshoi foltoren, e për këtë arsye, i tha se “ishte i përjashtuar”.

Tjetër moment pikant gjatë seancës së sotme është edhe ftesa publike që Myslim Murrizi i  bëri Fatmir Xhafës, pasi ky i fundit u rendit i 23-ti në listën e PS.

Ai ftoi Xhafën që të bëhen bashkë në betejën në Gjykatën kushtetuese për hapjen e listave 100%, “për të hequr hersin e Damian Bylykbashit”.

Në përgjigje të kësaj ftese publike, Xhafa zhvilloi një bisedë të shkurtër me Murrizin, ku dhe pati edhe një përshëndetje me grushte.

Në diskutime u përfshi edhe Ralf Gjoni, ndërsa nuk munguan as të qeshurat mes deputetëve.

Vendi Lajme Politikë parlament seance plenare myslim murrizi gramoz ruci Aktualitet ralf gjoni luljeta bozo fatmir xhafa

EMISIONET