Gjonaj i përgjigjet akuzave: Asnjë kryetar bashkie nuk do të urdhëronte dhunën në futboll, Tërbuni nuk kishte interes

Gjonaj i përgjigjet akuzave: Asnjë kryetar bashkie nuk do të

I ftuar në Ora Sport, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj i është përgjigjur akuzave se ka qenë ai vetë që ka urdhëruar dhunën ndaj lojtarëve të Egnatias në përballje me Tërbunin.

Ai shprehet se nuk ka pasur kurrë një gjë të tillë madje thotë se ka shumë respekt për lojtarët e Egnatias. Gjonaj i kërkon falje qytetarëve të Pukës që 4-5 personave krijuan një situatë të tillë.

Gjonaj: Nuk ma merr që ka, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të pazhvilluara, një kryetar bashkie që të jetë i interesuar për të patu incidente të tilla. E gjithë situata e krijuar aty është totalisht nga stafi i Egnatias. Aty janë 5 persona që nuk e meritojn të jenë në pankinë. Unë vetë personalisht i kam marrë vetë dhe i kam futur në dhomat e zhveshjes, në autobusë dhe nuk ka pasur një të shtyrë apo të sharë. Unë dua t'i kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Pukës, që për 4-5 persona të arrihet një situatë e tillë. Unë jam një ekip që kam bërë me dinjitet gjatë gjithë kohës dhe nuk blej e as shes ndeshje.

Sport Lajme ora sport akuza dhuna ne futboll gjon gjonaj terbuni egnatia

EMISIONET