Gjobitja e 24 depove farmaceutike, reagon Unioni i Biznesit Farmaceutik: Nuk lejojmë ndëshkime kolektive

Gjobitja e 24 depove farmaceutike, reagon Unioni i Biznesit Farmaceutik: Nuk

Shoqata Unioni i Biznesit Farmaceutik e konsideron të paligjshëm vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për gjobitjen e 24 depove farmaceutike për monopolizimit të tregut. Vendimi erdhi 7 muaj pas kronikave në media, ku u denoncua rritja e çmimeve të maskave dhe dezinfektantëve.

"Është rast i paprecedentë që ndërmarrjet e tregut ndërshkohen me gjoba, pa ju dhënë e drejta të dëgjohen apo të parashtrojnë fakte dhe të paraqesin prova në lidhje me shkeljen e pretenduar. Kjo përbën cenim të standardit kushtetus dhe konventor për një proces të rregullt ligjor".

Por Unioni i Biznesit Farmaceutik pretendon se ky vendim bart elementë të paligjshmërisë pasi dënon në mënyrë kolektive të gjithë operatorët e tregut të produkteve farmaceutike, pavarësisht nëse kanë tregtuar ose jo materiale paramjeksore.

Sipas Shoqatës, në vendimin e publikuar në faqen e Autoritetit të Konkurrencës, nuk dihet cila është shkelja e pretenduar e kryer në grup apo individualisht nga operatorët e ndëshkuar me vendim.

"Është rast i paprecedentë që ndërmarrjet e tregut ndërshkohen me gjoba, pa ju dhënë e drejta të dëgjohen apo të parashtrojnë fakte dhe të paraqesin prova në lidhje me shkeljen e pretenduar. Kjo përbën cenim të standardit kushtetus dhe konventor për një proces të rregullt ligjor".

Në përfundim të deklaratës, Shoqata Unioni i Biznesit Farmaceutik shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me Autoritetin e Konkurrencës për të ndëshkuar nëse ka sjelljet tregtare antikonkurruese por nga ana tjetër thekson se  nuk do të lejojë që ndërshkime kolektive dhe pa shkaqe ligjore të përdoren për të justifikuar në mënyrë arbitrare kryerjen e detyrave institucionale të Autoritetit të Konkurrencës.

Deklarata e plotë

Në datë 15/10/2020 kemi ardhur ne dijeni nga burime mediatike se Autoriteti i Konkurencës marrë vendim për të gjobitur në grup anëtarët e Shoqatës por edhe operatorë të tjerë të tregut të materialeve mjeksore dhe paramjeksore, pasi sipas këtij autoriteti, operatorët e tregut me shumicë të këtyre produkteve nuk kanë respektuar masat që ky autoritet ka vendosur më herët në lidhje me tregtimin e materialeve paramjeksore si, maska, dezinfektant, alkool dhe termometra.

Anëtarët e Shoqatës dënojnë vendimin e Autoritetit të Konkurrëncës i cili jo vetëm që nuk është profesional por, haptazi bart elementë të paligjshmërisë pasi dënon në mënyrë kolektive të gjithë operatorët e tregut të produkteve farmaceutike, pavarësisht nëse kanë tregtuar ose jo materiale paramjeksore: Edhe pas leximit të vendimit të publikuar në faqen e Autoritetit të Konkurrencës, ende nuk dihet cila është shkelja e pretenduar e kryer në grup apo individualisht nga operatorët e ndëshkuar me vendim.

Autoriteti i Konkurrencës, në vendimin e mëparshëm të Mars 2020, në fakt nuk ka vendosur asnjë masë konkrete kundrejt operatorëve shkelja e të cilave do të përligjte vendosjen e sanksioneve ndaj shkelësve. Gjithashtu, në vendim, Autoriteti nuk merr mundimin të tregojë se cila nga masat e paqarta është shkelur dhe nga cili operator konkretisht. Gjithashtu, konstatohet se nuk është ndermarrë as veprimi më minimal për të individualizuar konkretisht operatorët që kanë importuar dhe/ose tregtuar materiale paramjeksore, por Autoriteti në vendim është mjaftuar me faktin që operatorët e përmendur dhe ndëshkuar në vendim, janë operatorë të tregut farmaceutik me shumicë.

 Është rast i paprecedentë që ndërmarrjet e tregut ndërshkohen me gjoba, pa ju dhënë e drejta të dëgjohen apo të parashtrojnë fakte dhe të paraqesin prova në lidhje me shkeljen e pretenduar. Kjo përbën cenim të standardit kushtetus dhe konventor për një proces të rregullt ligjor. Në kohën që po kalojmë, kur e gjitha bota është në luftë me armikun e padukshëm, nevoja për materiale paramjeksore për përiudhën Shkurt-Maj 2020 ka ardhur në rritje eksponenciale duke vështirësuar kryerjen e porosive në tregun ndërkombëtar dhe po aq të vështirë edhe transportin e tyre në vend me qëllim mbullimin e nevojave të popullatës për këto materiale.

Të vetëdijshëm se fusha e aktivitetit tonë kërkonte që të rreshtoheshim në vijën e parë të frontit të luftës, edhe pse materialet paramjeksorë zënë një përqindje shumë të vogel te Avolumeve tregtare të operatorëve të tregut të shumicës, kemi mobilizuar të gjitha burimet me qëllim kontraktimin e materialeve paramjeksor për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga rritja e menjëhershme e kërkesës.

Ndërkohë që vëndet e rajonit dhe të gjithë botës, shtetet po bëjnë stimulime të mëdha financiare për shpëtimin e domodoshëm ekonomik, posaçërisht ndaj tatimpguesve të mëdhenj, si interes strategjik për ekonominë e tyre vendore, në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur ta bëjë saktësisht të kundërtën – të marrë vendim për ndëshkimin e të gjithë operatorëve të tregut farmaceutik.

Nëse vërtet Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar shfaqje të sjelljeve tregtare antikonkurruese, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe ofrojmë të gjithë ndihmën tonë për të luftuar dhe madje ndërshkuar këtë fenomen që është i dëmshëm dhe për ne dhe shoqërinë kosumatore, por në asnjë rast dhe për asnjë arsye ne nuk do lejojmë që ndërshkime kolektive dhe pa shkaqe ligjore të përdoren për të justifikuar në mënyrë arbitrare kryerjen e detyrave institucionale të Autoritetit të Konkurrencës.

Vendi Ekonomi Lajme gjobiten depot farmaceutike

EMISIONET