Nuk i shpëton gjobës së Policisë së Shtetit as kryetari i FRPD dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Njësinë nr.6 në Tiranë, Belind Këlliçi.

Njësoj si nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili u gjobit nga Policia e Devollit, edhe Këlliçi është ndëshkuar me 50 milionë lekë të vjetra.

Shkak, sipas Policisë, ka qenë një aktivitet politik i Këlliçit në Njësinë nr.6 në kryeqytet.

Por përmes një reagimi në Facebook, Këlliçi e quan gjobë për Opozitën.

Sipas tij, gjobat janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli“, shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Reagimi i plotë:

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten! Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.

Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas.

Gjoba ndaj Këlliçit