Policia e Shtetit vazhdon me gjobat kundrejt qytetarëve që nuk zbatojnë masat anti-Covid.

Ndëshkohen me masë administrative 1124 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 916 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 187 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe janë lënë të lirë.  Për administratorët e 6 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.” – njofton policia.  

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 15 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.