Edhe pse Dr. Flori u largua nga kjo jetë në moshë të re, familja e tij ka mbetur në duar të sigurta.

Të gjithë e dimë marrëdhënien e fortë që anëtarët e grupit “West Side Family” kanë me fëmijët e Florit.

Djali i tij, Daniel sot feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimi i mikut të ngushtë të babait të tij

Nëpërmjet disa fotove ku Daniel shihet mjaft i lumtur para tortës së tij të ditëlindjes,  Landi Hysi shkruan për të fjalët më të  bukura.

“Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! VETËM Zoti është gjykatësi yt!”- shkruan Landi.