"Është hata e madhe, turp!" Rrezikohet pallati nga rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër

Reshjet intensive të shiut kanë riaktivizuar rrëshqitjet e dherave në lagjen Punëtori në Gjirokastër, ku kërcënohet një pallat 5 katësh ku banojnë 15 familje.

Siç tregojnë pamjet, erozioni që në këtë pikë vijon prej të paktën tre vitesh ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Banorët thonë se kaluan një natë të vështirë ndërsa ndjehen të kërcënuar, ndaj edhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Na thanë për evakuim, por ku të shkojmë ne? Jemi të sëmurë. Apo të na mbyllin gojën, të na heqin prej këtej dhe pastaj të thonë që të rrinë se mirë është pallati. Asnjë nuk ka ardhur. Kemi lajmëruar kryetarin e bashkisë. Kjo është hata e madhe, se nuk çan kokën njeri. Nuk bëhet kështu, është turp i botës”

Prefekti i Gjirokastrës, pranon se situata është emergjente, por e mbartur në kohë.

Ndërsa ndërhyrjen për të shmangur rrezikun e pret nga qeveria.

Ndërkohë, vërshimi i përroit të Lagjes Zinxhira rrezikon kampin e romëve.

Rrëshqitja e dherave është një fenomen shqetësues në disa lagje të Gjirokastrës, ku edhe pse qeveria Rama ka premtuar ndërhyrje, banorët thonë se asgjë nuk është bërë për të shmangur rrezikun.

https://www.youtube.com/watch?v=39JqjiPIb1c

Në pallat banojne 15 familje, të cilët janë alarmuar për shkak të rrezikshmërisë. Situata kërkon reagim emergjent, me ndërhyrje.

Ndërkohë që mësohet se edhe Viroi ka dalë nga shtrati, por për momentin nuk raportohetn probleme në qarkullim.

Dalja e lumit nga shtrati në fshatin Zhulat të Gjirokastës ka bërë të pamundur kalimin në aksin rrugor të zonës.

https://youtu.be/TANoJdzguVY

Vendi Lajme gjirokaster Aktualitet reshje shiu rreshqitje dheu lagjia punetori

EMISIONET