Gjirokastër, mësimi mes pandemisë, prindërit të shqetësuar për fëmijët

Gjirokastër, mësimi mes pandemisë, prindërit të

Në 8 shkolla në  Bashkinë Gjirokastër, mësimi këtë vit të ri arsimor mes pandemisë së koronavirusit do të zhvillohet me dy turne, ndërkohë prindërit ndajnë shqetësimin se protokollet e sigurisë nuk do të zbatohen.

Rikthimi i nxënësve në klasa për vitin mësimor mes pandemisë së koronavirusit shihet me shqetësim nga një pjesë e prindërve në Gjirokastër.

Vështirësia për ruajtjen e distancës por dhe kushtet në shkolla, thonë se mund të rrisin rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

"Epidemia është në shesh, kemi frikë."

"Kushtet janë të papërshtatshme, të kujdesen që të ketë masa."

Në Zyrën Arsimore Gjirokastër sqarojnë se në 8 nga 14 shkolla procesi mësimor do të zhvillohet me turne për shkak të numrit të nxënësve

"Mësimi do të fillojë normalisht në 7 shkolla normalisht. Në shkollat e qytetit që ka shumë nxënës, është menduar që mësimi të zhvillohet me dy turne."

4 152  nxënës mësojnë në shkollat e bashkisë Gjirokastër, ndërsa 549 të tjerë  në sektorin privat!

Nga 26 godina arsimore, vetëm një është në rikonstruksion.

"Nuk ka mbyllje të shkollave, por ka vetëm kalim në varësi të shkollës në fshatin Asim Zeneli."

Drejtuesit e Arsimit në Gjirokastër thonë se po marrin masat që procesi mësimor të zhvillohet sipas protokolleve dhe skenarëve të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Vendi Lajme pandemia prinderit femijet gjirokaster Aktualitet shqetesim mesimi

EMISIONET