Studiuesit dhe qytetarët e Gjirokastrës tashmë e kanë më të lehtë tw njihen me dokumentet arkivore.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka krijuar në Bibliotekën “Apostol Meksi” këndin përmes së cilit synohet nxitja e kërkimit shkencor.

Shërbimi i ri u përurua nga Drejtori Ardit Bido dhe deputeti Bledi Çuçi.

Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet përmes internetit, jashtë këtij Këndi Arkivor, në adresën katalogu.arkiva.gov.al. Kjo risi nis me Gjirokastrën dhe sipas Drejtorisë së Arikvave do të shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.