Gjirokastër, 42-vjeçari i humbur prej disa ditësh, në kërkim nga familjarët

Gjirokastër, 42-vjeçari i humbur prej disa ditësh, në

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh.

Gentian Vreka me origjinë nga Tepelena, prej ditësh po kërkohet nga familjaret e tij të cilët kanë kërkuar ndihmën për të vënë në lëvizje çdokënd që mund të ketë rënë në kontakt me 42-vjeçarin.

Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se 42-vjeçari vuan nga sëmundje mendore dhe për herë të fundit është parë në lagjen "18 Shtatori" në afërsi të katrorit pranë një kopshti fëmijësh.

Familjaret kanë denoncuar një ditë më parë në Policinë e Gjirokastrës humbjen e Gentian Vrekës, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Vendi Lajme Kronike kerkim gjirokaster humb familjaret

EMISIONET