Këshilli Politik dështoi edhe në mbledhjen e kësaj të marte të gjejë konsensusin për dy çështje më të nxehta që ndodhen në tryezë për diskutime, koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura. Në mbyllje të mbledhjes palët fajësuan njëra-tjetrën se po kërkojnë të minojnë procesin.

Partia Socialiste  mbetet e vendosur për të vijuar me amendimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor, edhe nëse nga opozita jashtëparlamentare refuzon të paraqesë propozimet e veta.

Paralajmërimi erdhi nga përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në mbyllje të mbledhjes.

Gjiknuri: Ne nuk do të lëmë vakum kushtetues dhe ligjor. Do të bëjmë çmos të gjejmë zgjidhje me opozitën por nëse ata nuk duan të bëhen pjesë dhe nuk duan të prononcohen në lidhje me pozicionet e tyre, qoftë dhe me pikat në atë draft ne patjetër do të vazhdojmë. Këshilli Politik është krijuar për shkak dëshirës së mirë për të komunikuar me një palë që nuk ka vota në parlament, bëri vetëvrasje.Patjetër do të vazhdojmë. Nuk mund të mbajë peng një organ konsultativ organin vendimmarrës.

Letrën e prezantuar sot në Këshill nga opozita për t’ju drejtuar OSBE-ODIHR, Gjiknuri e cilësoi  vijimësi  të retorikës politike nga ana e saj.

Gjiknuri: Opozita erdhi përsëri me të njëjtën qasje politike dhe retorikë të formalizuar në një letër pak më ndryshe se letra e parë. Edhe në rastin e administrimit zgjedhor ka qenë opozita që pavarësisht se kishte draft në tavolinë kundërshrtoi marrjen e opinionit. Ne themi hajdeni me propozime konkrete.Sillni propozime alternative lidhur me nenet që kemi prozuar. Ka ndryshuar Kushtetuta, Kuvendi ka një detyrë, nuk duhet humbur kohë. Propozimet në Këshill duhet të vinë me shkrim. U thashë merrni kohë shkoni në selinë tuaj dhe shkruani draftet dhe hajdeni në këshill. Tentativa si këto herë në anglisht dhe shqip  janë për të minuar këtë proces, për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese përmes kodit zgjedhor.Ne nuk do ta lejojmë këtë, kemi emergjencë kohore, ligji duhet të plotësohet me aktet e nevojshme. I mirëpresim deri ditën e fundit.Procedura në parlament ka filuar, jemi të gatshëm të punojmë 24 orë në ditët që mbeten mbi propozime konkrete.

Mazhoranca vijon t’i kujtojë demokratëve që nësë nuk sjellin propzimet e tyre në Këshill Politik, Kuvendi deri me 30 shtator do të ketë draftin final për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Akuza e opozitës: Gjiknuri kërkon që kodin zgjedhor ta presë dhe qepë për interesa të PS

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, akuzuan PS se po po kërkon të bëjë ndryshime të njanshme në kodin zgjedhor.

Bylykbashi: Opozita u ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të 14 janarit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE-ODIHR, përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e këshillit. Ne do të vazhdojmë këtë detyrë për të zbatuar standardet ndërkombëtare brenda dhe jashtë Këshillit, presim reflektimin e PS.

Vasili shkoi më tej, kur tha se Gjiknuri thotë do ta presë dhe qepë kodin zgjedhor si do ti shkojë më mirë dhe në interes të PS.

Vasili: Vendosëm draftin në tavolinë, qëndrimi i Gjiknuri ishte refuzues. Ai tha se vetëm pyetjet që bëj unë mund të shkojnë te OSBE-ODIHR. PS do të minojë dhe shkatërrojë Këshillin Politik. Të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshilli politik qenka organizëm konsultativ.  Gjiknuri e tha qartë se partitë politike e bëjnë ligjin zgjedhor sipas interesave të tyre.

Por Bylykbashi paralajmëroi se Këshilli nuk ka për të qenë krrë as fasadë dhe as vulë noteri e mazhorancës për intersat e saj.

Të pyetur nëse do të njohin ligjin e ri zgjedhor nëse kalon në mënyrë të njëanshme, Bylykbashi tha:

Bylykbashi: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve, mazhoranca kërkon të ndryshojë mekanizmin me të cilat partitë marrin votat dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venecias dhe ODIHR i kanë vizë të kuqe këto elementë thelbësore nuk ndryshojnë nëse ka kaluar një vit, ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare. Qëllimi i Këshillit është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Nëse nuk ka konsensus mekanizmi është ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Opozita ka për draft kodin zgjedhor ekzistues sa u përket koalicioneve parazgjedhore.

Lexo dhe: