Gjermania shmang rënien rekorde ekonomike në 2020 pavarësisht pandemisë

Gjermania shmang rënien rekorde ekonomike në 2020 pavarësisht

Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, u tkurr me 5% në vitin 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo është rënia më e madhe që prej krizës financiare të vitit 2009. Në përgjithësi në Eurozonë, rënia e Gjermanisë është më e vogla, pasi parashikimet tregojnë se rënien më të madhe do ta ketë Spanja.

Gjermania, lokomotiva e ekonomisë së Eurozonës pësoi tkurrjen më të madhe që prej krizës financiare të vitit 2009, pasi u godit rëndë nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat e fundit treguan se ekonomia u tkurr me 5.0 për qind me bazë vjetore. Sipas agjencisë federale e statistikave Destatis, të gjithë "sektorët e ekonomisë janë goditur rëndë".

Kjo rënie e madhe i jep fund rritjes thuajse 10-vjeçare, tha Destatis, ndonëse niveli i rënies është më pak sesa parashikimi i qeverisë prej rreth 5.5 për qind.

"Ne shpresojmë që ky vit i cili ka vetëm disa ditë që ka filluar, të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike. Ne duam që ekonomia e Gjermanisë të rritet sërish këtë vit," tha ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier.

Rënia e Gjermanisë është më e vogël se ajo e Francës, Italisë apo Spanjës, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto i tyre pritet të bjerë me 9.3, 9.0 dhe 11.1 për qind respektivisht, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane.

Vala e parë e pandemisë solli një rënie rekord të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të parë. Por ekonomia u rrit në pjesën tjetër të vitit për shkak të masave dhe paketave mbështetëse të qeverisë.

Në mënyrë të veçantë në Gjermani u godit industria, sidomos sektori i prodhimit të automjeteve dhe makinerive. Shitjet fizike me pakicë ranë ndjeshëm, ndërsa u rrit tregtia në internet.

Bota Lajme ekonomi gjermani tkurrje

EMISIONET