Gjermania pezullon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Gjermania pezullon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60

Në Gjermani, vetëm personat mbi 60 vjeç do ta bëjnë vaksinën e kompanisë "AstraZeneca".

Të 16-ta landet gjermane e morën vendimin pas provave se disa të rinj të imunizuar me vaksinën angleze, pësuan efekte të rënda anësore, si tromboza apo bllokim të arterieve.

Personat nën 60 vjeç duhet të këshillohen me mjekun dhe të ekzaminohen me kujdes përpara vaksinimit me "AstraZeneca"-n.

"Të gjithë e dimë se vaksinimi është mjeti më i rëndësishme kundër koronavirusit. Por sonte ne nuk jemi përpara pyetjes, o AstraZeneca-n, o asnjë, sepse kemi disa vaksina të tjera," u shpreh Merkel.

OBSH-ja dhe Bashkimi Europian e konsiderojnë vaksinën e kompanisë anglo-suedeze, të sigurt për përdorim publik, por disa vende e kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e saj.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Shpan, pranoi se publiku gjerman është me të drejtë skeptik ndaj "AstraZeneca"-s, por imunizimi do të vijë.

"Nëse kompanitë do të dorëzojnë dozat e kërkuara dhe nëse do të marrin certifikimin, mund t'i vaksinojmë të gjithë qytetarët para fundit të verës, ata mbi dhe nën 60 vjeç," tha ministri Jens Spahn.

Gjermania ka vaksinuar mbi 2 milionë e 700 mijë pesona me dozat e "AstraZeneca"-s.

Kompania ende nuk po arrin ta respektojë kontratën me Bashkimin Europian për sa i prodhimit dhe dorëzimit të dozave të nevojshme.

Pas tre fabrikave në Belgjikë, Britani dhe SHBA, një fabrikë e katërt po operon së fundmi edhe në Holandë.

Bota Lajme Lajmi i fundit gjermani vaksina astrazeneca pezullon

EMISIONET