Ministri i jashtëm gjerman,  Heiko Maas ka dënuar konfliktin e racizmit dhe luftën kundër terrorizmit pas një përplasjeje midis presidentit francez dhe atij turk.

“Sulmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”- tha Maas

Në një konferencë shtypi të zhvilluar së bashku me udhëheqësin e Agjencisë së Energjisë Atomike, Maas tha se qeveria gjermane po qëndronte në solidaritet me fqinjin e saj europian në “luftën kundër ekstremizmit islamik”.

Maas gjithashtu  pohoi se kjo  nuk ka të bëjë me “miliona myslimanëve që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë”, por me “ekstremistë të dhunshëm dhe vrasës”.

“Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”- tha ai.

Gjatë fundjavës Erdogan shkaktoi një trazirë duke i thënë presidentit francez që të kontrollojë gjendjen e tij mendore. Ai gjithashtu akuzoi Macron për Islamofobi pasi lideri francez mbrojti botimin e karikaturave që përshkruanin Profetin Musliman Muhamed.

Franca dënoi komentet e presidentit turk dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.