Autoritetet gjermane kanë thënë që puna në tubacionin e gazit të Detit Baltik mund të fillojë përsëri, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore.


Agjencia Federale Detare dhe Hidrografike e Gjermanisë (BSH) të Premten tha se ndërtimi në tubacionin e diskutueshëm Nord Stream 2 mund të rifillojë menjëherë.

Washingtoni tha se tubacioni do të kërcënojë sigurinë e BE duke rritur varësinë e bllokut nga Rusia, ndërsa Berlini ka këmbëngulur se do të krijojë një furnizim të drejtpërdrejtë dhe të sigurt të energjisë.


Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha më 15 janar se ai shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.


Sipas Gazprom, 94 për qind e tubacionit është përfunduar.

Sipas kësaj, kanë mbetur edhe rreth 150 kilometra, nga të cilat 120 kilometra janë në ujërat daneze dhe 30 kilometra në ujërat gjermane.


Një zëdhënës i firmës së biznesit tha :“Ne ndoshta nuk do të jemi në gjendje të vlerësojmë se kur do të fillojmë saktësisht të vendosim tuba, deri në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.”

REL/