Gjermani, protesta kundër masave covid

Gjermani, protesta kundër masave covid

Pavarësisht se u lejua nga gjykata, policia e Berlinit u detyrua të shpërndajë me forcë një marshim protestë, organizuar kundër masave shtrënguese për pandeminë. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk po mbajtën distancën fizike nga njëri tjetri dhe qarkulluan pa maska. Vetë protestuesit kundërshtuan masat e autoriteteve me parulla si "Fund diktaturës së koronavirusit”.

Policia e Berlinit u detyrua të shpërndajë me forcë një marshim protestë kundër masave shtrënguese për pandeminë pasi pjesëmarrësit nuk zbatuan rregullat në fuqi për të ndaluar përhapjen e koronavirursit. Sipas policisë, pjesëmarrësit nuk ruajtën distancën e sigurisë nga njëri tjetri dhe gjithashtu nuk mbanin maska.

Pas negociatash të gjata, policia nuk i bindi dot organizatorët të zbatonin rregullat dhe u detyrua ta shpërndajë me forcë marshimin që mblodhi rreth 18 mijë vetë. Për të monitoruar mbarëvajtjen e marshimit protestë u mobilizuan rreth tremijë forca policie.

Pjesëmarrësit në marshim mbanin në duar slogane si "Ndaloni çmendurinë e koronavirusit" dhe "Fund diktaturës së koronavirusit”.

"Arsyeja e pjesëmarrjes në këtë protestë është shumë e thjeshtë: bëhet fjalë për lirinë. Është fuqia e demokracisë kur njerëz me pikëpamje të ndryshme politike ngrihen bashkë për lirinë," thotë protestuesi Axel Hahn.

Në Portën e Brandenburg-ut, aty ku u mblodh një numër i lartë protestuesish, u shfaqën edhe simbole të ekstremit të djathtë.

Marshimi u lejuan nga një vendim të Gjykatës së Lartë Administrative të Berlinit që rrëzoi një vendim të mëparshëm të policisë.

Një zëdhënës i Gjykatës tha se sipas vendimit, marshimi protestë mund të zhvillohet për sa kohë protestuesit zbatojnë kushtet, siç është ruajtja e distancës dhe mbajta e maskës.

Vetëm të shtunën u regjistruan 1,479 raste të reja me koroanavirus dhe sipas autoriteteve numri i infektimeve të reja ka filluar të stabilizohet.

Bota Lajme protesta Europa gjermani anti-covid

EMISIONET