Gjergj Buxhuku: Ekonomia shqiptare jo produktive, mungesa e konkurrencës dhe kapja e tregjeve problemi kryesor

Gjergj Buxhuku:  Ekonomia shqiptare jo produktive, mungesa e konkurrencës

Kryetari i konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një intervistë për RTV Ora  tha se problemi kryesor është që ka ekonomia shqiptare është mungesa e konkurrencës , pasi tregjet janë të  mbyllura,  në një, dy apo tre duar.

Gjergj Buxhuku për RTV Ora: Problemi real që kemi ne është mënyra sesi është strukturuar ekonomia shqiptare.  Se pari kemi një ekonomi me produktivitet të ulët. Kemi një ekonomi në të cilën vazhdojnë prej 30 vitesh që industritë e prodhimit të ecin ngadalë. Ende ekonomia shqiptare është tregtare në thelbin e saj, pra është një ekonomi konsumatore. Që bën që edhe mirëqenia e popullatës të jetë e ulët sepse vlera e shtuar që ne japim është e ulët. Nga ana tjetër ekonomia shqiptare ka problemin e saj kryesor mungesën e konkurrencës. Tregjet janë të mbyllura që karakterizohen nga kapja në  një, dy, tre, katër duar, tregje monopol ose oligopol. Këto tregje të kapura frenojnë ekonominë më tepër dhe rrisin dhe kostot për qytetarët e thjeshtë

Ai tha se tha se ekonomia shqiptare ka qenë në një situatë jo të mirë edhe para se të goditjej nga kriza që prodhoi tërmeti dhe pandemia e Covid 19.

Gjergj Buxhuku për RTV Ora: Situata makroekonomike e Shqipërisë është e vështirë dhe pritet që të mbetet e tillë dhe për vitin 2021. Situata bëhet e vështirë për arsye se goditjet që ka marrë ekonomia shqiptare nga dy fatkeqësitë natyrore  kanë qenë të forta, pra nga tërmeti dhe Covid 19. Por mbi të gjitha duhet thënë fakti që dhe pa këto dy goditje ekonomia shqiptare ishte në një situatë jo të mirë. Këto dy goditje mund të merren si justifikim për ligje nga ana e qeverisë për këto probleme që janë thelbësore dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt vetëm me Covid dhe me tërmetet.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online E.P

Vendi Ekonomi Lajme gjergj buxhuku ekonomia

EMISIONET