Gruaja “jetonte” me burrin e vdekur, policia e Vlorës theu derën e banesës për të nxjerrë trupin e pajetë

Një ngjarje e rëndë u zbulua në Vlorë, ku një grua e raportuar me probleme të shëndetit mendor mbante në banesë bashkëshortin e vdekur, ndërsa kundërshtoi forcat e policisë që shkuan për të larguar trupin.

Një grua mbante në banesë bashkëshortin e vdekur 74-vjeçar në lagjen "1 Maji" në Vlorë.

Valentina Prenga, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk kishte njoftuar për vdekjen e të shoqit Llazar Prenga dhe ishte kyçur në shtëpi bashkë me të.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dhënë alarmin tek policia duke zbuluar ngjarjen e rëndë.

https://youtu.be/C114CvPP54c

Por kur blutë mbërritën pranë apartamentit ku jetonte çiftit, gruaja ka vazhduar të bëjë rezistencë nuk refuzuar të hapë derën për tërheqjen e trupit të bashkëshortit.

Në këto kushte, policia dhe forcat zjarrfikesë janë detyruar të hyjnë me forcë.

Sipas burimeve, trupi i 74-vjeçarit u gjet i mbuluar me batanije, ndërsa nga të dhënat e para u tha se ai kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë ekspertiza ka treguar ai kishte të paktën 48 orë që kishte ndërruar jetë.

Fqinjët e çiftit, pranuan problemet e gruas e cila sipas tyre kishte treguar sjellje aggressive.

"Nuk e hapte derën fare, me ne nuk kishte probleme por ishte agresive."

GruajaValentina Prenga është shoqëruar në Polici ku është marrë në pyetje mbi rrethanat, por gjendja e saj shëndetësore, bën që dëshmia të shihet me rezerva.

Vendi Lajme Lajmi i fundit vlore pajete Aktualitet llazar prenga valentina prenga

EMISIONET