Stuhia nxjerr gomonen në breg, dyshohet se u përdor për trafikimin e 55 klandestinëve nga Vlora

Stuhia nxjerr gomonen në breg, dyshohet se u përdor për

Gomonia me 9.5 metra e gjatë dhe e pajisur me tre motorë të fuqishëm që doli këtë të hënë në bregdetin e Vlorës dyshohet se u përdor për tentativën e trafikimit të 55 klandestinëve mbrëmjen e 8 Janarit.  Megjithatë, do të jetë hetimi që sapo ka nisur që do të konfirmojë ose rrëzojë këtë dyshim.

Një gomone është gjetur e braktisur në det në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë.

Dyshimet janë se kjo është gomonia me të cilën u tentua trafikimi i 55 klandestinëve nga Vlora drejt Italisë mbrëmjen e 8 Janarit.

Megjithëatë, do të jetë hetimi që sapo ka nisur që do të konfirmojë ose rrëzojë këtë dyshim të parë pasi mjeti lundrues doli në breg.

Policia në informacionin e parë thotë se mjetin lundrues nuk është gjetur asnjë objekt i kundërligjshëm, por burime thonë se aty janë gjetur aparate celulare.

Kjo pritet të jetë një provë e fortë të duart e hetuesve  për të provuar ose rrëzuar dyshimin se ajo është gomonia me të cilën u tentua trafiku.

Për këtë ngjarje ndodhet në burg 26-vjeçari, Emiljano Likaj, i dyshuar si skafisti që do ti transportonte drejt Italisë.

Ai u vu në pranga 12 ditë pas tentativës së trafikut që rrezikoi të prodhojë një tragjedi, pasi gomonia mbeti në det të hapur për rreth 3 orë.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Deri më tani, policia ka zbuluar të paktën dy baza të strehimit të emigrantëve, një hotel në Tiranë dhe një shtëpi në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.01.2021, forcat policore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm. DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës.

https://youtu.be/VLDdHJ_nvag

Vendi Lajme klandestine Lajmi i fundit Kronike gomone ne vlore

EMISIONET